E diel, 23 Shkurt, 2025

Avni Morina: U prish një sistem i mirëfilltë i furnizimit me libra falas për nxënësit, që funksionoi vite me radhë

- Advertisement1-

Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me vite të tëra në Kosovë. Por, ministria zotohet se sivjet do të njoftohen të gjithë më hollësisht për këtë formë të rimbursimit.

Pas kësaj deklarate të MASHT-it, ka reaguar drejtori i Arsimit në Komunën e Rahovecit, Avni Morina i cili përmes një postimi në Facebook ka shkruar se u prish një sistem i mirëfilltë i furnizimit me libra falas, që funksionoi vite me radhë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

U prish një sistem i mirëfilltë i furnizimit me libra falas, që funksionoi vite me radhë. U bë siç duan të bëjnë. Nga lehtësia e furnizimit me libra, u kalua në komplikim të mëtejmë.
Prindër, blini librat se ne do t’ua japim paratë – thotë ministrja!

Po, prindër, blini librat, por, më thoni ju lutem a e dini ju se cilat libra duhet t’i blini për fëmijët tuaj?!

A e dini ju prindër se cilët janë librat më cilësorë?

A e dini ju prindër se cilat libra t’i blini e cilat të mos i blini?

A e dini ju prindër se cilat libra subvencionohen, e cilat nuk subvencionohen?

- Advertisement -rrrrrrr

Nëse nuk e dini, pyesni ministren, mos pyesni DKA-të, as mësuesit e fëmijëve tuaj, sepse ata akoma nuk e dinë dhe as që kanë për ta ditur!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....