Avni Morina: Mësimdhënësit që tregojnë rezultate të mira duhet të stimulohen, të dallohen nga ata që punojnë më pak

- Advertisement -

Avni Morina, drejtor i arsimit në Rahovec në një intervistë për Albanian Kids Education ndërsa ka folur për rritjen e pagave, ka thënë se mësimdhënësit që tregojnë rezultate të mira duhet të stimulohen, dhe të dallohen nga ata kanë rezultate më pak.

- paragrafi 1 -

“Mendoj se rritja e pagave, edhe nëse miratohet ligji i pagave, duke marrë parasysh ngritjen e çmimeve të artikujve themelorë  për jetesë, nuk do të ndikojë në mirëqenien e mësimdhënësve”.

- Advertisement -

“Mësimdhënësit që kanë kualifikim adekuat, që kanë përkushtim të madh në punë dhe që vazhdimisht tregojnë rezultate të mira në mësimdhënie, mendoj se duhet të stimulohen edhe më shumë me paga dhe të dallohen nga ata që, fatkeqësisht nuk punojnë sa duhet, apo procesin e mësimdhënies dhe vendin e punës e konsiderojnë  vetëm si vend ku mund ta kalojnë kohën e lirë”.

“Mendimi im është se shumica e mësimdhënësve meritojnë paga dinjitoze”.

INTERVISTË| Avni Morina, drejtor i arsimit në Rahovec: Kemi bërë ndryshime thelbësore në shkolla – dhe një mesazh për Arbërie Nagavcin