Avni Fetahu riemërohet drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë

- Advertisement5 -

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ka riemëruar Avni Fetahun drejtor në Drejtorinë e Arsimit.

- paragrafi 1 -

Avni Fetahu i ka përfunduar studimet në nivelin Master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë.

- Advertisement -

Fetahu më herët ka punuar si mësimdhënës në Shkollën e Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë dhe ka qenë drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, drejtor i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe anëtar i Kuvendit Komunal të Podujevës.

Kryetari Bulliqi i uroi drejtorit Fetahu suksese e punë të mbarë në kryerjen e detyrave.