E enjte, 28 Nëntor, 2024

AUV: Helmohen me tosta disa nxënës në Mitrovicë, mbyllet lokali

- Advertisement1-

Në qytetin e Mitrovicës 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një dyqan të përgatitjes së ushqimit të shpejtë.

Në një njoftim zyrtar nga AUV thuhet se Inspektorët kanë dalë në vend të ngjarjes bashkë me Policinë e Kosovës. Ata fillimisht kanë vizituar pacientët në Emergjencën e Mitrovicës nga të cilët kanë marrë edhe emrin e restorantit ku janë shërbyer me ushqim.

- Advertisement -

Nga informacionet e marra nga të helmuarit, është mësuar se operatori ekonomik ku kanë marrë ushqim ka qenë “On Top Food” në qytetin e Mitrovicës.

Sipas AUV, është ndaluar menjëherë puna e këtij ‘fast food’ dhe se gjendja higjieniko-sanitare në momentin e inspektimit s’ka qenë e mirë.

Në komunikatë tregohet se janë marrë mostrat në ambientet e përgatitjes, duart e kuzhinierit dhe në produktet që kanë ofruar dhe se lokali do të mbetet i mbyllur deri në nxjerrjen e analizave finale.

Ndërkohë është paralajmëruar se ndaj këtij operatori do të ndërmerren të gjitha masat në bazë të të gjeturave përfundimtare.

Njoftimi i plotë:

Pas lajmërimit nga IKSHPK zyra në Mitrovicë se disa paciente kanë kërkuar ndihmë mjekësore nën dyshimin për helmim me ushqim. Inspektorët Sanitarë të AUV-së në Mitrovicë menjëherë kanë dalë në raste bashkë me Policinë. Fillimisht janë vizituar pacientet në Emergjencën e spitalit në Mitrovicë. Nga pacientet e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime. Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim. Inspektorët bashkë me Policë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta ‘’ On Top Food’’ Rr. Skënderbeu Mitrovicë.

- Advertisement -rrrrrrr

Hapi i parë është ndaluar puna dhe ka nisur kontrolli i detajuar i të gjitha hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës. Janë evidentuar të gjitha informata mbi procesin e punës dhe gatimit. Kryesisht ushqimet e gatuara kanë qen: Hamburger, doner, tost etj. Përgatitja e mishit shkrirja në vaskë, deri të gatimi i final është bërë aty për disa produkte, disa të tjera janë furnizim nga mishtorja. Gjendja higjienike- sanitare në momentin e inspektimit nuk ka qen e mirë. Sidomos në hapësirën e përgatitjes se mishit për doner. Nuk ka ofruar dëshmi për pajisjen e stafit me libreza sanitare dhe nuk është kryer DDD.

Janë marrë strishot nga mjetet e punës, tavolinat e shërbimit, pjata e servimit dhe duart e kuzhinierit. Janë marrë mostra të produkteve ushqime: doner, pleskavicë, sallatë majoneza dhe sosa. Të gjitha mostrat janë përgatitur sipas procedurës standarde për dërgim në laborator. Lokali është mbyllur përkohësisht deri në nxjerrje të rezultateve të analizave laboratorike. Janë vizituar përsëri pacientet për të parë gjendjen shëndetësore. Të gjithë pacientet deri me tani (30) qe kanë marrë trajtim mjekësorë janë liruar për shtëpi. Jemi duke monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacienteve.

Ndaj operatorit ekonomik do të ndërmerren të gjitha masat ligjore konformë të gjeturave përfundimtare raporteve të analizave laboratorike. Jemi ende në teren bashkë me mekanizmat tjerë shtetërorë, për të marrë veprimet të nevojshme për mbrojtjeje të shëndetit të qytetareve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi dje nxënësen 11-vjeçare të...

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...