Austria ka mungesë të mësimdhënësve

- Advertisement -

Kthimi nga “lufta” Covid, e ka rigjallëruar Austrinë në shumë sektorë dhe kjo ka ndikuar që shumë fusha të punës të kenë mungesë të punëtorve.

- paragrafi 1 -

Austria ka hartuar një listë të vendeve të punës me numrin më të madh të mungesës së stafit, njofton albinfo.at.

- Advertisement -

Aktualisht është e lehtë të gjesh një punë në infermieri, punë sociale, mësimdhënie, kopshte, restorante, hotele dhe dyqane në Austri, kjo sepse ka një mungesë të theksuar në muajt e fundit.

Kthimi nga “lufta” Covid e ka rigjallëruar Austrinë në shumë sektorë dhe kjo ka ndikuar që shumë fusha të punës të kenë mungesë të punëtorëve.

Sipas gazetës Krone, rreth 80 shtretër në shtëpitë e të moshuarve në Vjenë janë të zbrazët për shkak të mungesës së personelit. Po ashtu, ka shqetësime në Austri për mungesat e punonjësve socialë.

- Advertisement -

567 pozita mësimore në Vjenë janë të lira dhe shumë staf kanë braktisur punën në restorante ose industritë e shitjes me pakicë për shkak të orarit të punës pandemike dhe antisociale, transmeton tutje albinfo.at.

Qeveria e Austrisë ka kërkuar mënyra për ta bërë më të lehtë aksesin në tregun e punës për punëtorët e kualifikuar nga vendet e treta.

Kjo do të thotë se njerëzit nga vendet evropiane që nuk janë anëtarë të BE-së ose të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), ku përfshihet Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj., mund të kenë lehtësi për t’u punësuar në shtetin austriak, njofton albinfo.at.

Referuar statistikave, thuhet se aktualisht ka 24,000 vende të lira pune në Austri dhe ekspertët e biznesit thonë se duan që punëtorët e huaj të kualifikuar të kenë akses më të lehtë në tregun austriak të punës. /Albinfo.at