Aurora Lushaj Merxhani: Për mua mësimdhënia s’është thjesht një profesion, por një rrugëtim i mbushur me dashuri

- Advertisement5 -

Aurora Lushaj Merxhani, mësuese e arsimit fillor, dhe për mua mësimdhënia nuk është thjesht një profesion, por një rrugëtim i mbushur me dashuri, përkushtim dhe frymëzim.

- paragrafi 1 -

Çdo material, çdo poster apo krijim letrar që realizoj, lind nga dëshira për ta bërë të nxënit më të bukur, më të gjallë dhe më të afërt për fëmijët.

- Advertisement - M1

Besoj se fëmijët mësojnë më mirë kur ndihen të dashur, kur preken nga ngjyrat, fjalët dhe emocionet.

Pikërisht për këtë arsye, në punimet e mia mundohem të ndërthur dijen me ndjeshmërinë, imagjinatën me edukimin.

677077069 1816026066359005 2378931250947654089 n

- Advertisement - m2

Krijimet e mia janë një pasqyrim i botës së tyre – plot ëndrra, dritë dhe shpresë.

Nëpërmjet tyre, synoj të zgjoj buzëqeshje, të nxis kureshtjen dhe të lë një gjurmë të vogël në zemrat e fëmijëve.

Ky portofol është një pjesë e shpirtit tim si mësuese dhe krijuese.

684247834 1503260851460534 4889831718026765431 n