Aurora Lushaj Merxhani: Mësuesit përballen me sfida që shpesh kalojnë përtej procesit mësimor

- Advertisement5 -

Prej vitesh, mësuesit përballen me sfida që shpesh kalojnë përtej procesit mësimor.

- paragrafi 1 -

Shumë prej tyre e kryejnë detyrën me përkushtim, ndershmëri dhe përgjegjësi, duke u përpjekur çdo ditë t’u ofrojnë nxënësve edukimin dhe mbështetjen më të mirë të mundshme.

- Advertisement - M1

Sigurisht që ka raste kur një mësues mund të gabojë dhe duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij. Çdo rast i dhunës verbale, psikologjike apo fizike duhet trajtuar me seriozitet. Por po aq e vërtetë është se ekzistojnë edhe ankesa të pabazuara, akuza të nxituara dhe sulme që nuk mbështeten në fakte.

Shqetësues mbetet fakti kur fëmijët dëgjojnë në familje komente denigruese për mësuesit apo kur krijohet presion për largimin e tyre nga puna. Një klimë e tillë nuk ndihmon askënd, përkundrazi dëmton bashkëpunimin që duhet të ekzistojë mes shkollës dhe familjes.

Mësuesi, si çdo profesionist tjetër, mund të përballet me kritika dhe mendime të ndryshme.

- Advertisement - m2

Megjithatë, është e padrejtë që puna, përkushtimi dhe integriteti profesional të shoqërohen me sulme personale apo përpjekje për të dëmtuar figurën e tij.

Respekti reciprok duhet të jetë themeli i marrëdhënies mes prindit, nxënësit dhe mësuesit.

Fatkeqësisht, jo pak mësues zgjedhin të heshtin për të shmangur konfliktet, edhe kur përballen me sjellje të padrejta apo tendencioze.

Viti shkollor po mbyllet, por në shtator shkolla do të hapë sërish dyert. Sfida mbetet e njëjtë: të ndërtojmë një mjedis ku dialogu, respekti dhe mirëkuptimi të jenë më të forta se konfliktet dhe paragjykimet…

aurora

Shqip | English