Aurita Gallapeni, e diplomuara e parë e programit ndërkombëtar Master për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore



nder titull

- Advertisement5 -

Një moment i rëndësishëm është shënuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku Aurita Gallapeni ka mbrojtur me sukses temën e diplomës, duke u bërë kështu e diplomuara e parë e programit ndërkombëtar Master “Integrated Water Resources Management (IWRM)”.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të Departamentit të Hidroteknikës dhe Departamentit të Inxhinierisë së Ambientit, kjo arritje përfaqëson një moment historik për programin, i cili synon të përgatisë profesionistë të rinj në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore dhe mbrojtjes së mjedisit, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Rrugëtimi akademik i Gallapenit në këtë fakultet ka nisur me studimet Bachelor në Inxhinieri të Ambientit, të cilat ajo i ka vazhduar me sukses në nivelin master, duke dëshmuar përkushtim dhe rezultate të larta në fushën e saj.

au

Njoftimi i plotë:

- Advertisement - m2

🎓 Një moment historik për programin tonë!

Me shumë krenari njoftojmë se sot u mbrojt me sukses tema e diplomës nga Aurita Gallapeni, e diplomuara e parë e programit tonë Master Ndërkombëtar “Integrated Water Resources Management (IWRM)”.

Urime të përzemërta për këtë arritje të rëndësishme!

Kjo arritje ka një domethënie edhe më të veçantë, pasi Aurita është gjithashtu e diplomuar e programit Bachelor në Inxhinieri të Ambientit në fakultetin tonë, duke vazhduar rrugëtimin e saj akademik me përkushtim dhe sukses.

Ky është një moment krenarie jo vetëm për studenten, por edhe për programin tonë, i cili po formon profesionistë të rinj të gatshëm të kontribuojnë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Shprehim mirënjohjen tonë për partnerët që kanë mbështetur zhvillimin dhe realizimin e programit Master IWRM:

Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC)– Zyra Zvicerane në Kosovë, SKAT Consulting Ltd., dhe IWRM-K, kontributi i të cilëve ka qenë thelbësor në ndërtimin e një programi modern dhe me standarde ndërkombëtare.

I urojmë shumë suksese Auritës në rrugëtimin e saj profesional dhe akademik!

Shqip | English