Aulona Morina nga Kosova mahnit jurinë në spektaklin gjerman të talenteve

- Advertisement -

Aulona Morina, vajza 20-vjeçare nga Kosova ka rrëmbyer vëmendjen e jurisë në spektaklin televiziv gjerman të talenteve muzikore, “Deutschland sucht den Superstar”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo mori “PO”-në me zërin dhe energjinë e jashtëzakonshme, nga juria pjesë e cilës është edhe reperja e famshme, Loredana.

- Advertisement -

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar videon e Aulonës në rrjetet sociale me ç’rast ka shkruar se talenti i të rinjve tanë nuk njeh kufij.

“I tillë është edhe shembulli i Aulona Morinës, e cila me pjesëmarrjen e saj në spektaklin prestigjioz “Deutschland sucht den Superstar” dëshmoi potencialin dhe energjinë e jashtëzakonshme të rinisë sonë”, ka shkruar Ajeti në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faruk Ajeti (@faruk_ajeti)

- Advertisement -