E hënë, 20 Janar, 2025

Aulona Halimi, mësuesja që u kthye në Medvegjë për të mbajtur gjallë arsimin shqip: Kam vetëm dy nxënës…

- Advertisement1-

Është mësuese në shkollën e Banjës së Sijarinës në Medvegjë. Edhe pse kushtet për të jetuar në këtë komunë me popullësi shumicë shqiptare në Serbi janë tejet të vështira, Aulona Halimi është rikthyer në vendlindjen e saj në Medvegje për të mbajtur gjallë shkollën në gjuhën shqipe, dhe të jetë pranë prindërve e motrës së saj.

Ajo thotë se jeta në Medvegjë është sfiduese për shkak numrit të vogël të banorëve që kanë mbetur, ku shumë të rinj kanë ikur për shkak kushteve jo të mira.

- Advertisement -

“Jam kthyer në vendlindje për të dhënë kontributin, diturinë, njohuritë që kemi marrë nga jashtë t’i sjellim këtu dhe t’i japim nxënësve tonë”.

“Çdo shkollë shqipe ka nga 10 deri 20 fëmijë nga klasa e parë deri në të tetën”.

“Unë kam dy nxënës, një në klasën e parë dhe një në klasën e katërt, ku fatkeqësisht nuk kemi më fëmijë, kisha pasur dëshirë të mbushet ky oborr i kësaj shkolle”, ka thënë ajo për Rrëfim Suksesi, transmeton AlbanianEducation.net.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Dritan Staro: Nivelet e mësuesve për zhvillimin profesional sipas Gabriel Diaz Maggioli

Shkrimi i përgatitur nga Dritan Staro bazohet në eksperiencën e Dr. Gabriel Díaz Maggioli....

Licencimi i avancuar i mësimdhënësve, sukses i ministrisë apo proces me mangësi?

Provimi i licencimit të avancuar për mësimdhënës, i zhvilluar së fundmi nga Ministria e...

Nis mësimi në shkollën shqipe “ILIRIA” në Londër – nxënësit të gëzuar marrin në duar Abetaren shqipe

Ka nisur dje mësimi në shkollën shqipe "Iliria" në Londër. Shkolla ka njoftuar se dje...

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....