E mërkurë, 22 Janar, 2025

Auditori gjen parregullsi në vlerësimin e teksteve shkollore, Nagavci kërkon auditim të brendshëm

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se beteja me keqpërdoruesit e teksteve shkollore nuk do të ndalet.

Ajo në Facebook ka shkruar se ka kërkuar auditim të brendshëm rreth procesit të shkrimit dhe botimit të teksteve shkollore.

- Advertisement -

“Beteja me keqpërdorues në proces të përzgjedhjes dhe botimit të teksteve shkollore nuk do të ndalet. Hap pas hapi deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe shpërdorimeve drejt qëllimit të përbashkët për tekste shkollore më cilësore.”

“Si përgjigje të shpejtë, kam kërkuar auditim të brendshëm mbi kriteret e përzgjedhjes së recensentëve, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, procedurat e vlerësimit të dorëshkrimeve dhe materialeve mësimore deri në procesin final të botimit të këtyre teksteve”, shkruan ajo.

Tutje Nagavci ka shtuar se gjetjet e auditorit i ka dërguar në Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës.

“Gjetjet e Auditorit janë shqetësuese! Vlerësimi i teksteve të reja shkollore të hartuara dhe botuara për vitet 2018-2019 është zhvilluar me shumë parregullsi ligjore, administrative e profesionale. Menjëherë, më 01 korrik 2022, këto gjetje i kam dorëzuar në Njësinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës.”

“Shndërrimi i botimit të teksteve shkollore në mundësi përfitimi ilegal për grupe të ndryshme të interesit ka ndikuar negativisht në tërësi procesin dhe cilësinë e teksteve shkollore. I bëj thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të trajtojnë me prioritet gjetjet e Auditorit”, shtoi ajo.

Arbërie Nagavci shkuan se keqpërdorimet në arsim kanë ndikim në ardhmërinë e fëmijëve

- Advertisement -rrrrrrr

“Keqpërdorimet nuk mund të ngelin të pandëshkuara. Keqpërdorimet në arsim kanë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve dhe në veçanti e organeve të drejtësisë. E keqja duhet të ndalet!”, përfundoi ajo.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja Majlinda Lipo – 35 vite kontribut në arsim

Majlinda Lipo, mësuese e TIK në Gjimnazin "Ismail Qemali" në Tiranë, ka një karrierë...

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...