ATOMI hap konkurs për inteligjentët

- Advertisement -

Instituti ATOMI, i cili ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë tëjashtëzakonshme (atomistë) në Kosovë ka hapur konkurs për përzgjedhjen e atomistëve të rinj.

- paragrafi 1 -

Mundësi aplikimi kanë të gjithë nxënësit prej klasës VIII deri XI nga të gjitha shkollat e Kosovës. Nxënësit mund të nominohen nga prindërit apo familja, nga mësimdhënësit, ngashoqëria, apo të vetë-nominohen.

- Advertisement -

Pas procesit të aplikimit, aplikuesit do t’i nënshtrohen një procesi disafazësh të seleksionimit, icili do të realizohet përmes përdorimit të testeve të standardizuara të inteligjencës, nga i cili dotë përzgjidhen nxënësit më të mirë (që e plotësojnë kriterin e përcaktuar nga Instituti ATOMI për të qenë atomist), të cilëve synohet që t’ju ofrohen shërbime dhe aktivitete të ndryshme përkrahëse, si: kurse të avancuara – Shkolla+, kamp veror, vizita studimore, orientim në karrierëdhe këshillim psikologjik, ndërmjetësim për bursa, takime me profesionistë dhe personalitete tëshquara, qasje në literaturë të avancuar, klub të atomistëve për aktivitete të përbashkëta,aktivitete kulturore, sociale, sportive e rekreative, etj.. Të gjitha shërbimet dhe aktivitetet përkrahëse për atomistët do të ofrohen falas nga Instituti ATOMI.

Afati i konkursit për nominim – aplikim zgjatë një muaj, prej 30 shtator deri më 30 tetor 2025.

Të interesuarit për të aplikuar vet apo për të nominuar dikë, të gjitha informatat dhe detajet enevojshme të konkursit mund t’i gjejnë në faqen e internetit të Institutit ATOMI në lidhjen në vijim:

- Advertisement -

Hapet konkursi për të aplikuar te ATOMI