Atmire Sogojeva shpallet mësuese e dalluar në shkollën “Bajram Curri” në Sllatinë të Madhe

- Advertisement5 -

Atmire Sogojeva është shpallur mësuese e dalluar në shkollën “Bajram Curri” në Sllatinë të Madhe, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Bajram Curri”:

- Advertisement - M1

🌟 NJOFTIM ZYRTAR 🌟

Me kënaqësi ju njoftojmë se, pas mbledhjes së Këshillit të Mësimdhënësve të mbajtur më 18.02.2026, me votim unanim, është shpallur “Mësuesja e Dalluar” për vitin shkollor 2025/2026 🎉

🏆 Ky titull iu nda mësueses së klasës parashkollore, Atmire Sogojeva, për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në zhvillimin e institucionit tonë dhe mirëqenien e fëmijëve.

- Advertisement - m2

💡 Në arritjet e saj përfshihen:

🔹️Përvojë e punës mbi 10-vjeçare në edukimin parashkollor.

🔹️Zbatim me sukses i Kurrikulës së Re të Kosovës për edukimin e hershëm në kuadër të pilot-projektit të MAShTI.

🔹️Vlerësime të larta nga trajnerët dhe ekspertët përkatës.

🔹️Angazhim në zhvillimin profesional përmes trajnimeve të shumta të akredituara.
🔹️Kontribut i jashtëzakonshëm në sigurimin e donacioneve dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore e pedagogjike, në bashkëpunim me UNICEF dhe Caritasin Zviceran.

🔹️Pjesëmarrje aktive në procesin e vlerësimit të brendshëm të shkollës.

🔹️Përkushtim i vazhdueshëm në mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.
Vendimi u mor në përputhje me kriteret dhe standardet e MAShTI, duke respektuar parimet e meritokracisë dhe transparencës.

👏 Urime për këtë vlerësim të merituar dhe suksese të mëtejshme! 📚✨
18 shkurt 2026

atm