Ata që mëngjesin nuk e hanë kurrë në tavolinë, këtë duhet ta lexojnë patjetër

- Advertisement -

Nuk ulesh kurrë në tavolinë në mëngjes, sepse nuk ke kohë?

- paragrafi 1 -

Nëse je një nga njerëzit që nuk ulen kurrë në tavolinë për të ngrënë mëngjes, sepse koha nuk të premton asnjëherë, këtë radhë të duhen vetëm 5 minuta për një mëngjes të shëndetshëm dhe super të shpejtë. Ky është një nga mëngjeset që të mësojnë të ulesh në tryezë… vetëm 5 minuta për veten para se të fillosh një ditë të gjatë.

- Advertisement -

Zgjidhja më e shpeshtë për pjesën më të madhe të ditëve mund të ketë qenë një tas me drithëra dhe kos, ndërsa kjo recetë është më mesdhetare.

Mbi të gjitha, koha është vetëm 5 minuta për ta përgatitur dhe 5 deri në 10 për ta ngrënë…

Sekreti? 15 minuta për t’u zgjuar më herët.

- Advertisement -

Spinaq dhe domate të thara (nëse jo, edhe domate të zakonshme)

Përbërësit:

2 vezë të mëdha

1/8 lugë çaji kripë e imët

1/2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

Një majë luge kafe piper i kuq

1/2 filxhani mbushur me spinaq

2 domate të thata (mesatare) të copëtuara

1 lugë gjelle djathë (sipas dëshirës), edhe për garniturë

Një majë luge piper i zi për shije

Majdanoz i freskët i copëtuar, për garniturë (sipas dëshirës)