“Ata kanë vdekur të gjithë”, historia e trishtë e mësueses që humbi të 32 nxënësit e saj nga tërmeti në Marok

- Advertisement -

Një ngjarje prekëse dhe tepër e rëndë ka ndodhur për një mësuese në Marok, nxënësit e së cilës humbën jetën nga tërmetin 6.8 ballë që goditi vendin një javë më parë.

- paragrafi 1 -

Nesreen Abu ElFadel ishte në Marrakesh – por Adaseel, fshati malor që ishte shkolla e nxënësve të saj, ishte më afër epiqendrës.

- Advertisement -

Mësuesja e gjuhës arabe dhe frënge u kthye në Adaseel ku shkoi të kërkonte fëmijët.

Ajo zbuloi se të 32-të – nga 6 deri në 12 vjeç – kishin vdekur.

“Shkova në fshat dhe fillova të pyesja për fëmijët e mi: “Ku është Somaya? Ku është Youssef? Ku është kjo vajzë? Ku është ai djalë?” Përgjigja erdhi disa orë më vonë: ‘Ata kanë vdekur të gjithë’.