Astronomja shqiptare Pranvera Hyseni po vazhdon kontributin e saj në promovimin e shkencës dhe edukimit.
Kësaj radhe ajo ka dhuruar një teleskop profesional nga Shtetet e Bashkuara në një shkollë në Finlandë, ku ndjekin mësimin shumë nxënës nga Kosova dhe Shqipëria, shkruan AlbanianEducation.net.
Pajisja është donacion nga kompania Celestron dhe synon të ndihmojë nxënësit të afrohen më shumë me botën e astronomisë.

Postimi i saj:
Kam ardh në Finland dhe këtë javë do të jem në një shkollë ku ka shumë nxënës nga Kosova dhe Shqipëria.
Kam sjell me vete komplet koleksionin tim të meteoritëve… por më e rëndësishmja, e kam sjell këtë teleskop prej Amerikës, që është donacion nga kompania e Celestronit për shkollën që vijojnë mësimin, i cili po vendoset në përdorim për nxënësit.
Përmes Astronomy with Pran, jam e përkushtuar të mbështes shkencën dhe edukimin në nivel ndërkombëtar, duke çu instrumente reale aty ku duhet, direkt te nxënësit.