E martë, 25 Shkurt, 2025

“Aspektet më të rëndësishme të të mësuarit dhe të kuptuarit nuk ndodhin gjatë orës së mësimit kur shpjegon mësuesja”

- Advertisement1-

Nga Lira Gjika

Shpesh dëgjojmë mësues që insistojnë se mësimi duhet përvehtësuar që në klasë, por nxënësit nuk e kanë mëndjen se bëjnë muhabet, prandaj nuk e kuptojnë. Ky konstatim i mësuesve është i vërtetë, por është një pjesë e të vërtetës.

- Advertisement -

Ja si e shpjegojnë këtë fenomen shkencëtarët, të cilët studiojnë prej vitesh, mënyrën e të nxenit, e te mësuarit dhe të përvetësuarit e mësimit nxënësit e shkollave.

“Në fëmijërinë e mesme, apo mosha kronollogjike 9 vjeçi-13 vjec pra kur fëmija tashmë është nxënës shkolle, disa nga aspektet më të rëndësishme të të mësuarit dhe të kuptuarit, nuk ndodhin në klasë, apo gjatë orës së mësimit, kur shpjegon mësuesja.

Ato “shpërthejnë” më shumë gjatë intervalit të pushimit apo gjatë ngënies së drekës apo kur dalin nga shkolla.

Sfida më e madhe e periudhës së shkollës është që fëmija nga një gjëndje, që është i mbrojtur dhe i udhëhequr nga të rriturit, pra varur ose dipendent ndaj të rriturit, kalon në një stad ku ai po bëhet gjithnjë e më shumë i pavarur.

Ai, fëmija nuk e “do” më kujdesin dhe të drejtohet nga i rrituri, prindi apo mësuesi, por ti arrijë vetë dhe të jetë i barabartë me moshatarët e tij, pra me “të njëjtët”.

Skematikisht kjo moshë apo periudhë e jetës së njeriut përcaktohet :- miq dhe armiq; lider dhe ndjekës, të dashuruar dhe rivalë dhe kjo skemë natyrisht që dominon dhe ekziston edhe në jetën e të rrituri.

- Advertisement -rrrrrrr

Në mënyrë paradoksale, shkolla dhe pedagogjia klasike e konsiderojnë këtë mënyrë të nxëni si mënyrë problematike të nxënësve, por nga këndvështrimi i zhvillimit kjo mënyrë është më e rëndësishmja nga të gjitha mënyrat e tjera”.

Po nuk pranuam moshën e fëmijës, po nuk e njohtëm atë, vetëm do ti pengojmë fëmijët tanë. Do të jemi pengesë për ta dhe jo bashkëudhëtarë të dobishëm për njëri tjetrin.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...