Asnjë student shqiptar në listën e bursës “Boris Trajkovski” në Maqedoninë e Veriut

- Advertisement5 -

Në Maqedoninë e Veriut, në listën zyrtare të njëzet fituesve të bursës prestigjioze “Boris Trajkovski” për këtë vit nuk është përfshirë asnjë student shqiptar, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Është gazetarja Liridona Vejseli që përmes një postimi në Facebook ka ngritur alarmin se si asnjë student shqiptar nuk është përfshirë në listën e 20 fituesve.

- Advertisement -

Bursa, me vlerë rreth 15 mijë euro, financohet bashkërisht nga shteti i RMV-së dhe “City College” në Selanik, dhe konsiderohet një ndër mbështetjet më të rëndësishme për studentët e dalluar në vend.

Postimi i saj  plotë:

E papranueshime! 🤯

- Advertisement -

Asnjë student shqiptar nuk është përfshirë në listën e njëzet fituesve të bursës prestigjioze “Boris Trajkovski”, e ndarë nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.

Bursa “Boris Trajkovski”, me vlerë rreth 15 mijë euro, financohet gjysmë nga shteti i RMV’së dhe gjysmë nga “City College” në Selanik, dhe është një ndër mbështetjet më elitare për studentët e dalluar në RMV.

PSE? A nuk ka asnjë student shqiptar në RMV që meriton këtë lloj burse?