E diel, 19 Janar, 2025

Asnjë shkollë nga 17 të vlerësuara s’pati performancë të shkëlqyeshme

- Advertisement1-

Asnjë nga shtatëmbëdhjetë shkollat e vlerësuara nga Inspektorati i Arsimit, gjatë një viti, nuk ka treguar perfomancë të shkëlqyeshme. Sipas të dhënave të Inspektoratit, 12 kanë treguar performancë të pranueshme, e pesë janë vlerësuar me paraqitje të mirë. Ky proces, i cili nuk ka arritur të zhvillohet në mënyrë masive për shkak të mungesës së inspektorëve, është vlerësuar i rëndësishëm për ngritjen e performancës në shkolla.

E në Këshillin e Prindërve janë ankuar se niveli qendror me atë lokal kanë mungesë koordinimi për të zhvilluar këtë proces

- Advertisement -

Vetëm 17 institucione të arsimit parauniversitar janë vlerësuar nga Inspektorati i Arsimit, që kur ky proces rifilloi vitin e shkuar.

Procesi për vlerësimin e shkollave nisi më 2017, por procedurat kanë arritur të zhvillohen vetëm sa i përket fazës së vlerësimit të brendshëm që bëhet nga menaxhmenti i shkollave. Për shkak të pandemisë, procesi në vitin 2020 stagnoi.

“Që nga fillimi i vitit shkollor 2021/2022 e deri në muajin prill të vitit 2022 Inspektorati i Arsimit ka organizuar takime dhe punëtori të ndryshme në të cilat në fokus kanë qenë analiza e gjendjes në terren dhe shqyrtimi i mundësisë për rifillimin e procesit të vlerësimit të jashtëm të performancës së shkollës (VJPSh). Në muajin maj 2022, Inspektorati i Arsimit ka rifilluar procesin e vlerësimit të jashtëm të performancës së shkollës (VJPSh)”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit të Arsimit.

Nga 17 institucionet që janë vlerësuar që nga viti 2022, 12 kanë treguar performancë të pranueshme e pesë janë vlerësuar me paraqitje të mirë. Pra, asnjë me paraqitje të shkëlqyeshme.

Udhëheqës të shkollës fillore “Asim Vokshi” në Prishtinë, e cila së fundi i është nënshtruar vlerësimit të jashtëm nga Inspektorati, e kanë kualifikuar procesin si të rëndësishëm për ngritjen e performancës së tyre.

“Vlerësimi që bëhet nga jashtë është i rëndësishëm për arsye se ne kemi vlerësimin e brendshëm që e kemi bërë, por tash po na intereson vlerësimi i jashtëm që e bën Ministria se a përputhet me këtë vlerësim që e kemi bërë të brendshëm dhe a kemi ngritje të performancës në këto fusha apo kemi rënie”, ka thënë drejtori Nazif Jashari.

- Advertisement -rrrrrrr

Në nivel vendi janë mbi 1 mijë institucione të arsimit parauniversitar që sipas Udhëzimit Administrativ të miratuar në vitin 2017 duhet të vlerësohen nga Inspektorati i Arsimit, me qëllim që të paraqitet një pasqyrë e qartë e gjendjes në shkolla. Numri i vogël i inspektorëve është përmendur si arsye nga Inspektorati për moszhvillimin e procesit në të gjitha shkollat. Në nivel vendi janë 30 inspektorë.

“Në periudhën njëvjeçare (maj 2022 – prill 2023), edhe pse me numër të pamjaftueshëm të inspektorëve të arsimit, janë vlerësuar gjithsej 17 shkolla në nivel të Kosovës. Për shkak se ky ka qenë viti i parë i vlerësimit pas pandemisë COVID-19, të gjitha shkollat janë vlerësuar në të gjitha (5) fushat e cilësisë”, është theksuar në përgjigjen e Inspektoratit,

E në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë kanë thënë se një lloj vlerësimi ka bërë Drejtoria Komunale e Arsimit.

“Tash kemi qenë në proces të auditimit nga Komuna e Prishtinës, një auditim i jashtëm, çdo gjë që është kërkuar e kemi dorëzuar me kohë, me dokumente siç kërkohet dhe besoj se edhe aty do të kemi vlerësim pozitiv”, ka thënë drejtori Visar Osmani. “Sa i përket vlerësimit të jashtëm nga Ministria e Arsimit, apo nga ndonjë organizatë relevante ne jemi të hapur, është i mirëseardhur, sepse thjesht ideja është që të mos marrim vërejtje, por të marrim këshilla që ta përmirësojmë dhe të ecim tutje”.

Në Këshillin e Prindërve të Kosovës kanë thënë se në këtë proces është duke u vërejtur moskoordinimi i nivelit qendror me atë lokal. Sipas kryetarit të Këshillit, Jeton Demi, kjo situatë krijon shpenzime dhe nuk sjell dobi.

“Njëri po bëhet nga Drejtoria Komunale e Arsimit e tjetri nga Ministria e Arsimit, gjegjësisht Inspektorati i Arsimit. Këto dyfishime (të panevojshme) procesesh dyshoj se mund të kenë efekt pozitiv, përkundrazi. Duhet të ketë një bashkëpunim e bashkërendim të institucioneve që një vlerësim i tillë të bëhet ose i përbashkët ose i dakorduar vetëm nga njëra palë (ta zëmë DKA) dhe Inspektorati të merret me mbikëqyrje të procesit dhe gjetjeve eventuale”, ka thënë Demi.

Sipas legjislacionit, detyrat e përgjegjësitë e drejtorive komunale të Arsimit janë të sigurojnë pajisjet për të gjitha shkollat për të realizuar vetëvlerësimin dhe të bashkëpunojnë me Inspektoratin në përzgjedhjen e institucioneve arsimore që do të jenë pjesë e vlerësimit të jashtëm. Ndërkaq Ministria duhet të mbikëqyrë cilësinë e funksionimit të vlerësimit që zhvillohet nga Inspektorati i Arsimit dhe të ndërmarrë masa urgjente për përmirësimin e gjendjes në shkolla në bazë të rekomandimeve të nxjerra nga raportet e inspektorëve. /KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...