E martë, 25 Shkurt, 2025

Asnjë nxënës i shurdhër nuk di shkrim-lexim, Kimete Haziri rrëfen sfidat e jetës së saj

- Advertisement1-

Personat e shurdhër në Kosovë nuk arrijnë të shkruajnë e as lexojnë. Një test i fundit i shkathtësive të leximit ka zbuluar rezultate shqetësuese për nxënësit me vështirësi në dëgjim nga klasa e katërt deri në klasën e dymbëdhjetë.

Studimi mbi nivelin e arritjeve akademike të nxënësve është bërë në Qendrën Burimore “Nënë Tereza”, në Prizren, i cili ka qenë i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.

- Advertisement -

Shoqata Kosovare e të Shurdhërve konsideron se nuk po zbatohet ligji në fuqi, i cili garanton gjithëpërfshirje në arsimin parauniversitar. Po ashtu, kjo organizatë thotë se personat e shurdhër po kanë vështirësi për pjesëmarrje në shoqëri.

Gjuhë të parë nuk kishte atë të shenjave, por si nëntë-muajshe ajo humbi dëgjimin dhe të folurit. Kimete Haziri nga Gjilani kujton fëmijërinë e saj të vështirë, teksa rrëfen se asnjëherë nuk arriti të shprehet.

riGjuhën e shenjave e mësoi nga moshatarët e saj në Qendrën Burimore në Prizren, e deri atëherë ajo pati problem të komunikojë edhe me prindërit e saj. Shkrim-leximin nuk arriti ta përvetësojë asnjëherë, por tërë jetën ajo avokoi për të drejtat e personave të shurdhër.

46-vjeçarja jeton me ëndrrën e mësueses, në veçanti të fëmijëve të saj të cilët asnjëherë nuk arriti t’i ndihmojë në detyrat e shtëpisë.

Me ngritjen e cilësisë së edukimit do të ketë edhe mirëqenie për personat e shurdhër, thotë Nebih Cakaj, i cili është përgjegjës për sektorin e edukimit në Shoqatën Kosovare të të Shurdhërve.

Pas përfundimit të 11 viteve shkollim në Qendrën Burimore në Prizren, Cakaj shton se personat e shurdhër po e kanë të pamundur punësimin.

- Advertisement -rrrrrrr

Studimi mbi nivelin e arritjeve akademike të nxënësve me dëmtime në dëgjim në Qendrën Burimore në Prizren, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, Cakaj shton se është një dokument që tregon për cilësinë e arsimit.

Ky raport tregon se asnjë nga 14 nxënësit e testuar nga klasa 4 deri në 12, nuk arrin të lexojë dhe kuptojë as edhe fjali të thjeshta. KosovaPress ka tentuar të marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri në publikimin e këtij artikulli. Po ashtu, është kontaktuar edhe drejtori i kësaj Qendre Burimore në Prizren, por i njëjti nuk ka pranuar të prononcohet.

Drejtori i Institutit “EdGuard” Rinor Qehaja thotë se legjislacioni në fuqi garanton gjithëpërfshirje në arsimin parauniversitar, gjë që nuk po zbatohet.

Udhëzimi administrativ për Qendrat Burimore, siç shton Qehaja definon përgjegjësitë e llogaridhënien e akterëve të përfshirë.

Studimi mbi nivelin e arritjeve akademike të nxënësve me dëmtime në dëgjim, thotë se arsyet kryesore për këto rezultate janë mungesa e gjuhës së shenjave dhe shkathtësive pedagogjike të mësimdhënësve, mungesa e materialeve të përdorura në mësimdhënie, mungesa e angazhimit të përkthyesve dhe mungesa e gjuhës së shenjave si lëndë për nxënësit e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim. / Marrë nga KosovaPress

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...