Shkrimi i radhës nga mësimdhënësi Asllan Bajrami për Albanian Education
MASHTI & institucionet tjera relevante, përgjegjëse për mbarvajtjen e punës mësimore në shkollë, duhet të bashkpunojn më tepër dhe t’i koordinojn veprimet e tyre për një fillim sa më të mirë të vitit shkollor.
Një bashkpunim i veçant duhet të jetë me mësimdhënësit, akterët kryesor që marrin pjes direkte në procesin edukativ-arsimor.
Veprimet e fundit nga MASHTI, lidhur me shpërndarjen e librave, sollën konfuzion dhe lënë vend për manipulime dhe keqpërdorime nga të gjithë .
Mendoj që MASHTI & institucionet tjera duhet të kenë këshilltar pedagogjik, njohës të mirë të arsimit, të cilët do të ndihmonin shumë sa i përket menaxhimit dhe përkujdesjen ndaj arsimit!
Nëse në institucionet e lartpërmendura ka mungesë të këshilltarve pedagogjit, unë ofroj ekspertizen time, në mënyrë vullnetare, me qëllim të menaxhimit dhe lehtësimit të procesit edukativ – arsimor!