“Askush në botë nuk mund ta dojë një vajzë, më shumë se babai i saj”

- Advertisement -

Këtë artikull kemi vendosur t’ia dedikojmë një raporti mjaft të veçantë, atij midis një babai dhe vajzës së vet.

- paragrafi 1 -

Një marrëdhënie që nuk ka fjalë të përshkruhet, aq e fortë është. Më poshtë duam t’ju sjellim disa nga thëniet që mundohen të përshkruajnë me sadopak detaje këtë raport fantastik.

- Advertisement -

“Askush në botë nuk mund ta dojë një vajzë, më shumë se i ati i saj”. – Michael Ratnadeepak

“Vajzat nuk e vrasin shumë mendjen kur mamaja u thonë “Jo”, sepse e dinë se babai do i thotë “Po” ndaj çdo kërkese që kanë”. – Anonim

“Nuk kam turp të pranoj se asnjë mashkull që kam takuar barazohej me babanë tim, dhe nuk kam dashur asnjë, aq sa kam dashur tim atë”. – Hedy Lamarr

- Advertisement -

“Një baba i mban duart e vajzës së tij për një kohë të shkurtër, ama e pushton zemrën e saj përgjithmonë”. – Anonim

“Vazhdo, shijoje gjithë botën me mrekullitë e saj. Por për mua, ti gjithmonë do të jesh vajza ime e vogël”. – Tim McGraw

“Lotët dhe frikërat e një babai nuk duken, ai nuk e shpreh dashurinë e tij, por përkujdesja dhe mbrojtja e tij mbeten si një shtyllë fuqie përgjatë jetëve tona”. – Ama Vanniarachchy

“Çdo vajzë mund të mos jetë një mbretëreshë për burrin e saj, por do të jetë përherë një princeshë për babanë e saj”. – Anonim

“Një vajzë është një nga dhuratat më të bukura që të fal bota”. – Laurel Atherton

“Për një baba që moshohet, asgjë nuk ka më shumë vlerë se një vajzë që përkujdeset për të”. – Euripidi

“Ishte im atë që më mësoi vlerat e vetes sime. Ai më tha se isha jashtëzakonisht e bukur dhe se isha gjëja më me vlerë në jetën e tij”. – Dawn French.