Asije Berisha, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Xhevat Berisha” në Prizren

- Advertisement5 -

Asije Berisha, është zgjedhur mësuesja më e mirë në shkollën “Xhevat Berisha” në Prizren, shkruan AlbanianEucation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

– MËSIMDHËNËSJA E VITIT TË SHKOLLËS 2023/2024-

Në mbledhjen e Këshillit të arsimtarëve me qëllim të përzgjedhjes së mësimdhënësit më të dalluar për vitin shkollor 2023-2024.

Në këtë mbledhje, të cilën e udhëhoqi drejtoresha e shkollës, znj. Mimoza Duraj e ku ishte i pranishëm edhe koordinatori i shkollës, z. Uran Berisha morën pjesë pothuaj të gjithë mësimdhënësit e shkollës.

- Advertisement - m2

Drejtoresha fillimisht na njoftoi me kushtet dhe kriteret paraprake për përzgjedhjen e më të dalluarit e më pastaj hapi diskutimin për propozime.

Pas propozimit dhe përkrahejes nga ana e mësimdhënësve u zgjodh znj. Asije Berisha .Për të cilën besoj mundësinë për t’u shpallur edhe ndër mësimdhënësit më të mirë të Prizrenit, pasi vërtet ka veti të dalluara: përgatitje profesionale, përgatitja intelektuale, autoritative te nxënësit, te mësimdhënësit dhe te prindërit.

Rrjedh nga një familje intelektuale, atdhedashëse dhe arsimdashës!

Respekt ;
Drejtoresha e shkollës
Msc.Mimozë Duraj!