E diel, 23 Shkurt, 2025

As sot nuk nisi mësimi, mësimdhënësit hynë në javën e pestë të grevës

- Advertisement1-

Greva në arsim po vazhdon edhe më tej, sot mësimdhënësit hynë në javën e pestë të kësaj greve.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj vazhdon të deklarojë që deri në plotësimin e kërkesës për 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave, greva nuk do të ndërpritet.

- Advertisement -

Qeveria u ka ofruar atyre 50 euro shtesë, por sindikata nuk i ka konsideruar të mjaftueshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës e Kosovës ka bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë dhe janë shprehur se presin të ketë reflektim nga ana e Qeverisë.

E gjatë ditës së djeshme Kurti tha se pret që mësimi të fillojë sa më parë dhe sindikalistëve i ka quajtur “sindikalist të PAN-it”.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe SBAShK-u, duke thënë se një deklaratë e tillë nuk ka asnjë argument të bazuar.

“Deklarimi i Kryeministrit Kurti duke mos pasur as edhe një argument të bazuar se sindikalistët janë të PAN-it ka krijuar indinjatë të grevistët dhe ka dëshmuar se Kryeministri dhe Qeveria as tani nuk janë të angazhuar e të interesuar për tejkalimin e situatës në gjithë sektorin e arsimit dhe te shërbyesit civilë dhe krijohet përshtypja se në vend të angazhimit për takime e arritjen e marrëveshjes së pranueshme Kryeministri dhe Qeveria sikur po angazhohen e dhe sikur kanë dëshirë që greva të vazhdojë . Ky dyshim i grevistëve është forcuar pas vazhdimit të deklaratave pa as edhe një argument e fakt të Kryeministrit lidhur me grevistët dhe sindikalistët në përgjithësi”, thuhej në reagimin e SBAShK-ut.

Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) të enjten e 25 gushtit shpalli grevën e përgjithshme për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së Kosovës.

- Advertisement -rrrrrrr

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli në fillim të grevës pati deklaruar se ajo do të zgjasë derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...