E premte, 22 Nëntor, 2024

As këtë fundvit s’do të ketë shpërblime për mësuesit në Shqipëri – kjo është arsyeja

- Advertisement1-

Duket se as këtë vit nuk do të ketë një lajm të mirë për arsimtarët sa u takon shpërblimeve që ata presin për festat e fundvitit.

Nga burime konfidenciale pranë MAS kemi informacion se mësuesve nuk do t’u jepet as rroga e 13-të dhe as shpërblimi për festat. Problem janë edhe kompensimet e prapambetura.

- Advertisement -

Që nga viti 2012 mësuesit në Shqipëri nuk kanë marrë asnjë shpërblim për festat e fundvitit, ndërsa rrogën e fundit të 13-të e kujtojnë që prej vitit 2007. Me sa duket ka të ngjarë që pritja të zgjasë! Nga burime konfidenciale pranë MAS kemi informacion se mësuesve nuk do t’u jepet as këtë vit rroga e 13-të dhe as shpërblimi për festat.

Në një intervistë për portalin Shkollor Albas, Zv.Presidentit të Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASH) Isa Halilaj ka thënë se “Rroga e fundit e 13-të mësuesve u është dhënë afërsisht në vitin 2007, kohë kur doli si problem pagesat e sigurimeve shoqërore për këtë rrogë. Në atë kohë u dakordësua nga qeveria e asaj kohe dhe sindikata jonë që rroga e 13-të shpërndahet përgjatë 12 muajve të tjerë të vitit dhe në fund të vitit t’i jepej çdo mësuesi 100 mijë lekë të vjetra shpërblim. Ky shpërblim është dhënë deri në vitin 2012. Që atëherë deri më sot mësuesit nuk e kanë përfituar më as këtë shpërblim prej 100 mijë lekësh të vjetra. Pra prej shumë vitesh mësuesve nuk u jepet më as rroga e 13-të dhe as shpërblimi prej 100 mijë lekësh”.

I pyetur se çfarë ka bërë SPASH për këtë problem, Zv.Presidentit i saj, Isa Halilaj, është përgjigjur se: “Ne kemi bërë shpeshherë protesta, i kemi dërguar letra zyrtare ministrave përgjegjës për këtë problem, kemi dal në media, por kërkesat tona dhe të mësuesve asnjëherë nuk janë marrë parasysh”.

Mësuesit kërkojnë 50 mijë lekë të reja shpërblim

Zv.Presidentit të Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë Isa Halilaj është shprehur se për këtë vit kanë kërkuar një pagesë shpërblim prej 50 mijë lekësh të reja për mësuesit. Sipas tij, gjatë kohës së pandemisë kur mësimi u zhvillua online mësuesit nuk janë paguar për internetin ose për pajisjet me të cilat kanë zhvilluar orët mësimore virtuale. “Kodi i punës thotë që punëdhënësi është i detyruar që të siguroj mjetet e punës së punëmarrësit dhe për periudhën e mësimit online për mësuesit në Shqipëri nuk është siguruar as interneti dhe as kompjuterët. Pra nuk është kryer kompensimi i mësuesve prej kësaj situate”, ka thënë për Portalin Shkollor Albas, Z.Halilaj.

Raste të tjera që mësuesit nuk janë paguar gjatë vitit 2021

- Advertisement -rrrrrrr

Shpërblimi për festat e fundvitit, rroga e 13-të dhe kompensimi i mësuesve për shpenzimet individuale për periudhën e mësimit online nuk janë problematikat e vetme financiare që kanë prekur arsimtarët në Shqipëri përgjatë vitit 2021. Sipas informacioneve që ne kemi por edhe mesazhe të ndjekësve tanë të adresuara në kontaktet tona veçojmë këto problematika:

Shumë mësues të cilët e kanë kaluar kovidin me shpenzime të mëdha vetjake ende nuk janë kompensuar nga shteti si punonjës të siguruar.
Shumë mësues nuk janë paguar për orët suplementare, pra për orët e punës mbi normë; por edhe në rastet kur janë paguar, pagesat kanë qenë tepër minimale. Zv.Presidenti i SPASH Isa Halilaj, i ka quajtur ato pagesa qesharake: “Orët mbi normë janë paguar 2 mijë e 300 lekë të vjetra ndërkohë që ajo e bazës ditore është 6 mijë lekë të vjetra. Pra rroga suplementare edhe kur është dhënë ka qenë tepër qesharake”.
Shumë mësues të cilët kanë marrë pjesë në korrigjimet e provimeve të fundit të Maturës Shtetërore ende nuk janë paguar për punën e kryer.
Disa ZVA nuk kanë paguar ende as korrigjuesit e provimeve të 9-vjeçares, p.sh në Sarandë ky problem evidentohet më së shumti.
Në disa ZVA të vendit nga mësuesit nuk janë marrë lekët e transportit për të shkuar në punë.
Në Zyrat e reja Vendore Arsimore të cilat janë formuar pas VKM-së për transportin e arsimtarëve në vitin 2017, haset gjithashtu problemi i mungesës së transportit, përmendim këtu ZVA Maliq, Belsh, Cërrik, Divjakë, Shijak, Vau Dejës, Selenicë.
Në muajin dhjetor në disa ZVA rrogat bazë kanë kaluar me vonesë, dhe mësuesit që kanë pasur kredi kanë marrë penalitete nga bankat dhe askush nuk përgjigjet për këtë.

Nanila Allkja Biçaku

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...

Nagavci: Nëse duam të ecim përpara me hapin e kohës, thelbësore avancimi i gjuhës tonë shqipe

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në Kuvendin e...