Arton Imeri zgjidhet mësimdhënës i dalluar në shkollën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Arton Imeri është zgjedhur mësues i dalluar në shkollën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla në njoftim thotë se si mësimdhënës i Edukatës Fizike, Imeri është dalluar për përfshirjen aktive në gara dhe aktivitete të shumta sportive, brenda dhe jashtë shkollës, duke e përfaqësuar denjësisht institucionin.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës:

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Mësimdhënësve, titulli “Mësimdhënës i Dalluar” i është ndarë z. Arton Imeri.

Ky vlerësim përbën një mirënjohje të veçantë për angazhimin e tij të vazhdueshëm, profesionalizmin e lartë dhe kontributin e çmuar në procesin edukativo-arsimor.

- Advertisement - m2

Si mësimdhënës i Edukatës Fizike, z. Imeri është dalluar për përfshirjen aktive në gara dhe aktivitete të shumta sportive, brenda dhe jashtë shkollës, duke e përfaqësuar denjësisht institucionin tonë.

Nën udhëheqjen e tij, nxënësit kanë shënuar rezultate të shkëlqyera, duke dëshmuar përkushtim, disiplinë dhe frymë të fortë ekipore.

Me këtë çmim, shkolla jonë shpreh respektin dhe mirënjohjen për punën e palodhshme dhe ndikimin e vazhdueshëm në promovimin e sportit që z. Imeri ka në komunitetin tonë shkollor.

Urime të përzemërta dhe suksese të mëtejshme në të ardhmen!

641594342 1450591350198479 7338803339130632602 n