E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Arta Berisha nga Kosova fillon punën si ligjëruese në University of Northern Iowa të SHBA-së

- Advertisement1-

Ish-anëtarja e Bordit të RTK-së, Arta Berisha, ka njoftuar se do të jetë ligjëruese dhe studiuese në Departmanentin e Mediave dhe Komunikimit në University of Northern Iowa të SHBA-së, shkruan AlbanianEducation.net.

Arta, për vite të tëra ka punuar si gazetare.

- Advertisement -

Postimi i saj në Facebook:

Jam shumë e lumtur të ndajë informatën që jam përzgjedhur si përfituese e programit Fulbright në kategorinë Fulbright Scholar-In-Residence.

Gjithashtu jam shumë e lumtur që në kuadër të këtij programi jam rikthyer në University of Northern Iowa, këtë herë si ligjëruese dhe studiuese në Departmanentin e Mediave dhe Komunikimit. Ishte kënaqësi sot të takohem me një grup jo të vogël të studentëve me të cilët do të punoj gjatë këtij viti akademik.

Kjo është hera e dytë që unë jam në Amerikë në kuadër të programit Fulbright; ky program prestigjioz i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili referuar të dhënave zyrtare nga viti 1946 u ka ofruar mbi 400 000 studentëve dhe studiuesve mundësinë për të studiuar, dhënë mësim dhe hulumtuar jashtë vendit.

Si zakonisht, unë jam gjithmonë falënderuese ndaj njerëzve që më kanë mbështetur si në Kosovë po kështu në Amerikë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...