E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Arsyet pse nuk duhet të kosumohet kafeja gjatë shtatzanisë

- Advertisement1-

Kafja gjatë shtatzanisë duhet evituar plotësisht. Ky është rezultati i një studimi të publikuar i bazuar mbi statistika. Sipas OBSH, konsumi i kafes gjatë pritjes së fëmijës lejohet, por në mënyrë të moderuar, duke vënë edhe një limit prej 200 mlg në 24 orë, pra 3 filxhanë ekspres.Por, sipas analizave të fundit rezulton se nuk ekziston një nivel i duhur minimal i kafeinës që të jetë i sigurt, për të çuar deri në fund një shtatzani të shëndetshme dhe të evitohen abortet spontane dhe komplikime të tjera.

Për të arritur në këtë konkluzion grupi i Universitetit të Reykjavik, ka analizuar më shumë së 1200 studime mbi efektet e kafeinës në gratë shtatzëna.

- Advertisement -

Dhe në bazë të tyre është dalluar qartë me statistika, se konsumi i kafes është i lidhur shpeshherë me pasoja negative në shtatzani.

Kjo ndodh pasi kafeina arrin të depërtojë placentën, duke arritur tek fetusi, që nuk i ka enzimat e nevojshme për ta metabolizuar. Studimi ka hapur një debat të ri mbi këtë çështje dhe sipas ekspertëve duhen rishikuar të gjitha protokollet mjekësore të shtatzanisë në  Mbretërinë e Bashkuar, Evropë e SHBA.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...