Arsimtarja Xhevahire Krasniqi: Rasti i shkollës “Pavarësia”, një alarm serioz për pozitën e mësimdhënësit

- Advertisement5 -

Ngjarja e sotme, ku një mësimdhënës u përball me dhunë fizike ndaj nxënëseve nga një nxënës, na ka tronditur dhe shqetësuar thellë të gjithëve ne që i përkasim arsimit.

- paragrafi 1 -

Ky nuk është vetëm një rast i izoluar, por një alarm serioz për sigurinë në shkolla dhe për pozitën e mësimdhënësit në shoqëri.

- Advertisement - M1

Mësimdhënësi nuk është thjesht transmetues i dijes, por edukator, udhërrëfyes dhe shtyllë morale e shoqërisë. Çdo sulm ndaj tij është sulm ndaj arsimit, ndaj vlerave dhe ndaj së ardhmes sonë të përbashkët. Askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar në vendin ku përkushtohet për të ndërtuar breza të rinj.

Ne, mësimdhënësit që e ndjejmë veten me dinjitet dhe përgjegjësi, jemi sot të lënduar në identitetin tonë profesional. Kërkojmë respekt, mbrojtje institucionale dhe masa konkrete që raste të tilla të mos përsëriten më. Shkolla duhet të jetë vend i sigurt për nxënësit dhe mësimdhënësit njësoj.

Solidarizohemi me kolegun tonë dhe me të gjithë mësimdhënësit që ndihen të pasigurt. Dinjiteti i mësimdhënësit duhet të rikthehet dhe të mbrohet me çdo kusht, sepse pa dinjitet nuk ka arsim, e pa arsim nuk ka shoqëri të shëndoshë.

- Advertisement - m2

Ajo që me së shumti është për të na shqetësuar, janë titujt e portaleve. Dhe nuk mbet portalet pa shkruar.

Ky është mësimdhënësi me emer e mbiemër që beri dhunë fizike , dhunë brutale….ndaj nxenesit.

Këto portale me këta tituj i ushqejnë nxënesat problematik dhe ju japin krah problemeve!

630235161 1435674157910698 5518158275269294772 n