Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, arsimtarja Fatime Sadiku e shkollës “Shkëndija” në Hajvali, është nderuar me mirënjohje nga , në vlerësim të kontributit, përkushtimit dhe angazhimit të saj të vazhdueshëm në fushën e arsimit.
Njoftimi:
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kemi kënaqësinë dhe krenarinë të ndajmë lajmin se arsimtarja Fatime Sadiku është nderuar me Mirënjohje nga Komuna e Prishtinës, në vlerësim të kontributit, përkushtimit dhe angazhimit të saj të vazhdueshëm në fushën e arsimit.
Në emër të stafit të shkollës “Shkendija” dhe në cilësinë time si drejtoreshë e shkollës, i shpreh urimet më të përzemërta arsimtares Fatime për këtë vlerësim të merituar.
Puna e saj profesionale, përkushtimi ndaj nxënësve dhe kontributi i vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë së arsimit përbëjnë një shembull të shkëlqyer për të gjithë komunitetin tonë shkollor.
Ky vlerësim është një dëshmi e qartë e punës së palodhur dhe e misionit fisnik që ajo e ushtron me përkushtim çdo ditë në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.
I urojmë suksese të vazhdueshme në rrugëtimin e saj profesional dhe shumë arritje të tjera në të ardhmen.
