Arsimtarja Blerta Terbunja në shkollën “Migjeni” organizon aktivitet sensibilizues për Muajin Rozë

- Advertisement -

Në kuadër të aktiviteteve sensibilizuese për Muajin Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, në SHFMU “Migjeni” – Stanoc i Epërm, arsimtarja e biologjisë Blerta Terbunja organizoi një aktivitet me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje.

- paragrafi 1 -

Gjatë aktivitetit, u shpërndanë fjongo rozë për të gjithë mësimdhënësit dhe për drejtoreshën e shkollës Ardita Shala Bekteshi, si shenjë simbolike e mbështetjes për të gjitha gratë dhe vajzat që përballen me kancerin e gjirit, si dhe për të nxitur kujdesin dhe kontrollin e rregullt shëndetësor.

- Advertisement -

Në këtë ditë të veçantë, nxënësit dhe stafi i shkollës u bashkuan për të përçuar një mesazh të qartë dhe të fuqishëm: 💗 “Parandalimi shpëton jetë!” 💗

 

 

- Advertisement -