Në shkollën fillore “Hamit Sejdiu” të fshatit Kërpimeh, arti ka marrë jetë falë punës së përkushtuar të arsimtarit Bedri Kadriu dhe nxënësve të tij.
Nën udhëheqjen e tij, ata kanë realizuar një punim artistik mbresëlënës – një mural që paraqet sistemin diellor me ngjyra të gjalla, forma harmonike dhe detaje të punuara me kujdes.
Ky projekt është shembull i shkëlqyer se si kreativiteti, bashkëpunimi dhe dashuria për artin mund të kthejnë hapësirat shkollore në vende frymëzuese e të gjalla. Përmes këtij punimi, nxënësit jo vetëm që kanë zhvilluar talentin e tyre artistik, por edhe kanë mësuar vlerat e punës ekipore dhe kujdesit për ambientin që i rrethon.
Vepra e realizuar në shkollën “Hamit Sejdiu” është dëshmi se arti në arsim nuk është vetëm zbukurim, por edhe një mënyrë e fuqishme për të nxitur kreativitetin, dashurinë për dijen dhe respektin për punën e përbashkët.