“Arsimi na bashkon”, shkollën “Mulla Idris Gjilani” e vizituan shkollat nga Presheva dhe Kumanova

- Advertisement -

Shkollën “Mulla Idris Gjilani” e vizituan shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” nga Presheva dhe shkolla fillore “Bajram Shabani” nga Kumanova, duke dëshmuar se kultura, arsimi dhe sporti janë ura që bashkojnë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Shkollën tonë e vizituan shkollat nga Presheva dhe Kumanova

Me moton, “Arsimi na bashkon”, shkollën tonë “Mulla Idris Gjilani” e vizituan shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” nga Presheva dhe shkolla fillore “Bajram Shabani” nga Kumanova, duke dëshmuar se kultura, arsimi dhe sporti janë ura që na bashkojnë.

Në këtë aktivitet të veçantë ishin të pranishëm: kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni; drejtori i Arsimit, z. Shpend Nuhiu; kryetari i fshatit, z. Skënder Bajrami, si dhe të tjerë përfaqësues të komunitetit.

- Advertisement -

Drejtori i shkollës, Zaim Zymeri, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoj dhe shprehi mirënjohje të thellë për të pranishmit, në theks veçoi:

“Edhe pse ne vijmë nga tri qytete të ndryshme, sot jemi këtu të bashkuar si pjesë e një kombi të vetëm, me një gjuhë, një kulturë dhe një histori të përbashkët. Kufijtë gjeografikë mund të na ndajnë në harta, por kurrë në zemër e shpirt. Kjo vizitë është dëshmi e kësaj të vërtete dhe një urë miqësie që do të na lidhë edhe më shumë në të ardhmen.”

Kryetari i komunës, z. Alban Hyseni, gjithashtu përgëzoi aktivitetin, duke theksuar se “Komuna është e vendosur që në mënyrë të vazhdueshme të mbështesë aktivitete të këtilla.”

Drejtori i Arsimit, z. Shpend Nuhiu, në fjalën e tij theksoi:

“Sot nuk po festojmë vetëm kulturën dhe sportin, por edhe fuqinë e bashkëpunimit mes komuniteteve tona. Arsimi dhe kultura nuk njohin kufij, dhe kjo vizitë është prova më e mirë për këtë.”

Koordinatori i shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” z. Fitim Nuhiu theksoi se përtej qyteteve dhe kufijve, arsimi dhe vlerat e përbashkëta na lidhin të gjithë. Poashtu edhe drejtori i shkollës fillore “Bajram Shabani z. Fatmir Ebibi tha se përtej çdo distance, arsimi dhe bashkëpunimi na bashkojnë. Ky aktivitet është një shembull i shkëlqyer për këtë.”

Programi i ditës përfshiu një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike. Nxënësit sollën emocione përmes korit, recitalit dhe dramës. Programit iu bashkangjit edhe një insert i shkurtër nga Erblin Ramushi, ish-nxënës i drejtorit të shkollës sonë, si dhuratë simbolike për bashkëpunimin dhe miqësinë që na lidh përtej kufijve.

Më pas, vizituam Kampuset e Shkollave të Mesme, ku nxënësit patën mundësi të njihen nga afër me mundësitë e tyre për të ardhmen.

Gjithashtu u ndanë mirënjohje për mysafirët dhe bashkëpunëtorët, në shenjë respekti dhe falënderimi.

Aktiviteti u kurorëzua me lojëra sportive si volejboll dhe basketboll, mes shkollave, ku mbizotëroi miqësia, harmonia dhe respekti i ndërsjellë.

Një falënderim i veçantë shkon për drejtorin e Arsimit, z. Shpend Nuhiu, për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në realizimin e këtij aktiviteti, si dhe për të gjithë mysafirët, mësimdhënësit dhe nxënësit që kontribuan në suksesin e tij.

Falënderojmë gjithashtu mbështetësit tanë: Rc Cola Kosova, Frostea, Britannica LC, IPE CONTROLS-ING dhe FotoFari, për ndihmën në realizimin e këtij aktiviteti.
Velekincë,
2 tetor 2025