Arsim Gashi nga Drenasi merr titullin “Ambasador i Paqes” në Kukës

- Advertisement5 -

Këngëtari Kosovar Asim Gashi ka marrë titullin “Ambasador për Paqe” në Kukës.

- paragrafi 1 -

Më anë të një postimi në Instagram ai theksoi se ky qytet në vitin 1999i ka hapur zemrën dhe i ka dal në krahë mbi një million kosovarëve, përcjell Indeksonline.

- Advertisement - M1

Ai falënderoi të gjithë ata që e propozuan për këtë vlerësim.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Me shumë nder dhe krenari pranova titullin “Ambasador për Paqe” nga Shteti amë. Ky vlerësim përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe një motivim të fortë për të vazhduar angazhimin tim në promovimin e paqes, dialogut dhe bashkëpunimit.

- Advertisement - m2

Sot kjo dekoratë m’u dorëzua në Kukës, në vendin që në vitin 1999 hapi zemrën dhe i doli krah mbi një milion kosovarëve në momentet më të vështira të historisë sonë. Ky fakt e bën këtë nderim edhe më domethënës dhe emocional për mua.

Mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që më propozuan për këtë vlerësim, e në veçanti për z. Defrim Methasani, kryetarin e këtij institucioni, për besimin dhe mbështetjen.

Falënderoj gjithashtu Bashkinë e Kukësit për mikpritjen dhe respektin e treguar.

Do të vazhdoj me përkushtim të kontribuoj në forcimin e vlerave të paqes dhe mirëkuptimit”.