E premte, 21 Shkurt, 2025

Arrestohet sekretari i një shkolle në Ferizaj, dyshohet se ia mori 1200 euro një qytetari duke i premtuar diplomë

- Advertisement1-

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar sekretarin e Shkollës Teknike në Ferizaj si të dyshuar për marrje ryshfeti prej 1 mijë e 200 eurosh duke i premtuar një qytetari pajisjen me diplomë të shkollës, shkruan Albanian Education.

Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Ferizajt, pas zhvillimit të hetimeve për një kohë, ka arritur të siguroj dëshmi relevante se i dyshuarit (m) me pozitë sekretar i një shkolle të mesme teknike, gjatë ushtrimit të detyrës në vazhdimësi, nga muaji dhjetor 2022 deri në muajin mars 2023 kishte pranuar/marr ryshfet nga viktima (f) dhe bashkëshorti i saj 1200 euro, duke i premtuar se do ta pajis me diplomë të shkollës së mesme, pasi shkolla në fjalë ofronte këtë mundësi me programin e quajtur “Mësimi i Përshpejtuar”.

- Advertisement -

“Sot me datë 11.05.2023, është arrite të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar. Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale “Marrja e Ryshfetit” dhe “Mashtrimi” sipas kodit penal të RKS-së””, thuhet nw raport.

Sipas policisë të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent, ku i dyshuarit pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...

Kualifikimi i mësuesve: Kur diplomat vlejnë më pak se certifikatat!

Ndryshimet në udhëzimin për kualifikimin e mësuesve kanë ulur vlerësimin për diplomat e avancuara,...