E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Arrestohet një mësuese në Pejë, dyshohet se i mashtronte qytetarët duke ua marrë nga 300-400 euro

- Advertisement1-

Është arrestuar një grua në Pejë e dyshuar për veprën penale të mashtrimit.

Rastin e ka konfirmuar për AlbanianEducation.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se tashmë veçse është ngritur aktakuzë ndaj saj.

- Advertisement -

“Është arrestuar një person për veprën penale mashtrimi. Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 ore. Ndaj së njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë javë më parë ka ngritur aktakuzë për veprën penale Mashtrimi”, thuhet në përgjigjen e Nikçit për gazeta online Reporteri.net.

Edhe Policia ka konfirmuar arrestimin e saj.

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Loxhë të Pejës, ku është arrestuar një grua e dyshuar për mashtrim.

Ajo dyshohet se gjatë periudhës 2022-2024 ka mashtruar persona duke iu premtuar sera me subvencione, por ka kërkuar pagesa prej 300-400 euro për transportin dhe montimin e tyre.

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me datë 17.09.2024 në fshatin Loxhë –Pejë, ka zbatuar urdhër kontrollin e urdhëruar nga gjykata, ku është bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të së dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale të ‘Mashtrimit’.

Dyshohet se e dyshuara e lartcekur, gjatë periudhës kohore 2022/2024 ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët paraprakisht janë obliguar të paguajnë nga 300 deri 400 euro, me qëllim të sigurimit të transportit dhe montimit të tyre.

- Advertisement -rrrrrrr

Lidhur me rastin gjatë bastisjes janë sekuestruar provat si në vijim:

 Një laptop,
 Një vulë,
 Disa folldera me dokumente të ndryshme (si kontrata dhe fletëpagesa ),
 Një telefon.

Gjatë punës hetimore janë identifikuar dhe intervistuar disa persona si palë të mashtruara dhe vlera e dëmit të përgjithshëm konsiderohet rreth 30,000.00 euro (tridhjetë mijë euro).

AlbanianEducation.net ka mësuar se e dyshuara është mësimdhënëse në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë ./AlbanianEducation.net

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...

Kjo është një klasë e improvizuar pas luftës në Gjakovë

Drejotresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka publikuar një fotografi të një klase...