Një rast i rëndë është raportuar në një shkollë në Klinë, ku një mësimdhënës dyshohet për sjellje të papërshtatshme ndaj një nxënëseje të mitur.
Burime të AlbanianEducation.net bëjnë të ditur se rasti është paraqitur në polici nga prindi i viktimës në Klinë, vajza e të cilit është nxënëse e klasës së shtatë në shkollën fillore “At Shtjefen Gjeçovi”, në Zllakuqan.
Edhe Policia zyrtarisht ka konfirmuar rastin duke thënë se i dyshuari, dyshohet se i ka dërguar mesazhe të papërshtatshme në mënyrë të vazhdueshme përmes rrjeteve sociale vajzës (këtë rast nxënëses së tij).
Me vendim të prokurorit, policia thotë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.