Arrestohet një 16 vjeçar në Pejë, dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij – del sot para gjykatës

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin se i njëjti ka paraqitur kërcënim për sigurinë e vendit pasi kishte përgatitur plane për të kryer një sulm.

- paragrafi 1 -

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Rasti është cilësuar “Përgatitja e veprave penale terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

KALLXO mëson se i dyshuari kishte plane për të kryer një sulm vrasës ndaj nxënësve të klasës, ndërsa sot në orën 12:00 është caktuar seanca për masën e sigurisë ndaj 16 vjecarit.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se rasti ka kalur tek Prokuroria Speciale e Kosovës.