Arrestohet mësuesja në Malishevë, rrahu një nxënëse

- Advertisement -

Një nxënëse në Kosovë ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga mësuesja e saj.

- paragrafi 1 -

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në një shkollë të Malishevës.

- Advertisement -

Mësuesja është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj saj.

Rasti është regjistruar si keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, njofton policia:

“Malishevë 07.12.2022-20:35. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta derisa ka qenë në shkollë është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare mësimdhënëse. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.