E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Arrestohet mësuesi që ngacmoi nxënësen 14-vjeçare

- Advertisement1-

Policia e Beratit ka arrestuar mësuesin 62-vjeçar Servet Bejo, pasi u denoncua dje nga një emision televiziv se kishte ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur 14-vjeçe në shkollën 9-vjeçare të fshatit Barç të Skraparit, ku punonte.

Mësohet se ai është ndaluar nga efektivët e policisë dhe mbahet në ambientet e Komisariatit të Policisë së Beratit, ku po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen, që sipas të miturës ka ndodhur më 10 nëntor. Burime konfirmojnë në ambientet e policisë ndodhet edhe e mitura 14-vjeçe së bashku me prindërit e saj. Ajo është duke u marrë në pyetje, jo vetëm në prani të prindërve, por edhe të dy psikologeve të DVP Berat, për të dhënë dëshminë e saj mbi ngjarjen në fjalë.

- Advertisement -

E mitura tregoi se mësuesi Servet Bejo, e kishte kapur për flokësh dhe e kishte puthur në buzë, më pas e kishte shtrënguar pas murit.

“Atë orë kishim fiskulturë, por unë hyra në klasë dhe po lexoja fizikën, mësuesi më tha qenke bërë shumë e bukur, m’u afrua, dhe më pyeti a të të puth në buzë. Unë i thashë jo, por largoju andej. Ai më kapi flokët dhe më puthi në buzë. Më pas më ka shtrënguar pas murit.” tregoi e mitura.

14-vjeçarja thotë se mësuesi e ka kërcënuar që të mos tregojë për episodin, por në fakt vajza ka bërtitur dhe në ato momente ka shkuar motra e saj, po nxënëse e asaj shkolle një vit më e vogël. Pas kësaj dite, mësuesi Servet Bejo kishte dhënë dorëheqjen, me arsyetimin se e kërcënuan familjarët e të miturës.

Mësohet se ndaj mësuesit janë duke dëshmuar edhe prindërit e disa familjarë të vajzës, sipas të cilëve mësuesi i ka kërcënuar pas ngjarjes që askush prej tyre të mos denonconte. Mësohet se edhe pse vajza kishte vënë në dijeni drejtoreshën e shkollës, askush nuk kishte njoftuar policinë e cila e ka mësuar ngjarjen nëpërmjet mediave. Servet Bejo është larguar nga shkolla menjëherë pas ngjarjes dhe prej 11 Nëntorit 6 fëmijët e shkollës 9-vjeçare në fshatin Barç nuk bëjnë mësim pasi shkolla është e mbyllur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...