E premte, 20 Shtator, 2024

Arrestohet mësuesi nga Gjilani, e ngacmoi me mesazhe ish-nxënësen e tij

- Advertisement1-

Është ndaluar mësimdhënësi nga Gjilani, Kastriot Kurti i cili përmes rrjetit social ka shqetësuar me mesazhe ish-nxënësen e tij.

Kastrito Kurti është 32 vjeçar, mësimdhënës i lëndës së Filozofisë në gjimnazin ‘’Zenel Hajdini’’, në Gjilan.

- Advertisement -

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai thotë se rasti në polici është raportuar nga e dyshuara me datën 6 shtator, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se përmes mesazheve ka shqetësuar një ish-nxënëse të tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 06.09.2022 rreth orës 16:00 ka pranuar ankesë nga ankuesja Shqiptare Kosovare se përmes rrjetit social është shqetësuar me mesazhe shqetësuese nga i dyshuari Shqiptar Kosovar K.K. (1990)”, tha ai.

“I dyshuari nga ana e Policisë pasi është lokalizuar, është arrestuar dhe intervistuar në baztë procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Shqetësim’’ dhe i dyshuari të ndalët në mbajtje për 48 orë”, shtoi ai për Insajderin.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...