E enjte, 27 Shkurt, 2025

Arrestohet mësuesi në Korçë, ngacmoi seksualisht dy nxënëse

- Advertisement1-

B.D., një mësues në shkollën 9-vjeçare “Sotir Gura” në qytetin e Korçës është arrestuar nga policia në qytetin juglindor, pasi akuzohet nga dy nxënëse 14 vjeçare të kësaj shkolle se i ka ngacmuar seksualisht.

Vajzat e akuzojnë mësuesin e tyre se ka përdorur aplikacionin “Whatsapp” për t’i ngacmuar.

- Advertisement -

Burimet e siguruara thanë se mësuesi i arteve pamore ka ngacmuar nëpërmjet telefonit një nxënëse të klasës së 9, e cila së bashku me njërin nga prinderit ka marrë kontakt me psikologe e shkollën dhe me pas ka bërë kallëzim në policine e Korçës

Oficerët e policisë kanë sekuestruar telefonin e të dyshuarit për ngacmim seksual për të parë nëse mësuesi ka kryer nje vepër të tillë edhe me nxënëse të tjera të kësaj shkolle.

Aty dyshihets e kanë zbuluar dhe ngacmimin e dytë ndaj një nxënëseje tjetër.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “ËhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /EuronewsAlbania/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës "Mustafa Bakiu" në Prizren,...

Ganimete Kurti-Uka, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Iliria” në Prishtinë

Ganimete Kurti-Uka, mësimdhënëse e fizikës është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Ilira"...