Arrestohet edukatorja e një çerdhe në Pejë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije

- Advertisement -

Në pejë dyshohet se një edukatore e nje çerdhe private në qytetin e Pejës, ka ushtruar dhunë për disatën herë ndaj një fëmije.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka konfirmuar për AlbanianEducation.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se ndaj të dyshuarës është lëshuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

- Advertisement -

“Është ndalu një edukatore e një kopshti nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit e njëjta është arrestuar”, ka deklaruar Nikçi.

Ai shtoi se brenda afatit ligjor do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj në kuadër të procedurës penale.

Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes. /AlbanianEducation.net/.