E hënë, 25 Nëntor, 2024

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12 nxënës

- Advertisement1-

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës “Emin Duraku” në Prizren. Nxënësi Armend Perolli, gjatë verës nuk mori rrugën e bregdetit shqiptar si shumë bashkëmoshtarë të tij, apo ndonjë vendi tjetër turistik, por punoi në punëtorinë e çelsave të babait të tij, dhe paratë që i fitoi, vendosi t’i dhuroi në shkollë, me qëllim që të ndihmohen nxënësit që janë në vështirësi ekonomike.

Me paratë që dhuroi Armendi, u blen materiale shkollore, si; fletore, ngjyra, lapsa si dhe shumë mjete të tjera për 12 nxënës, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë nga Drejtoria e shkollës dërguar për AlbanianEducation.net.

ARMENDI SYKALTËR E ME ZEMËR TË BARDHË

Varfëria është një problem global që prek miliona njerëz, por kur është fjala për fëmijët me gjendje të rëndë ekonomike është edhe tema bëhet më e ndiejshme gjë që duhet të trajtohet!

Ndihma ndaj atyre që ju ofrohet ka potencial të ndikojë në të ardhmen dhe të ndryshojë rrjedhën e jetës.

Fëmijët që jetojnë në kushte të vështira ekonomike përballen me sfida të shumta, përfshirë mungesën e ushqimit të mjaftueshëm, qasje të pamjaftueshme në arsim dhe kushte të pasigurta të jetesës. Si individë dhe si shoqëri është detyra jonë të kontribuojmë për të ndihmuar këtë kategori.

Këtë herë dorën për të ndihmuar bashkëmoshatarëve të tij e zgjati Armend Perolli, nxënësi i klasës V4. Me mjetet qe na dhuroi Armendi, u siguruan materiale shkollore për 12 nxenes.

- Advertisement -rrrrrrr

Ai mendoi që në këtë mënyrë mund të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e këtyre nxënësve sado pak në aspektin social dhe emocional.

Armendi këto mjete i siguroi duke punuar prej ditës së parë të pushimeve verore në punëtorinë e babait të vet, ku punojnë çelsa të llojeve të ndryshme.

Gjatē bisedes me Armendin ai na tregoi se kur prindërit gjatë pushimeve propozuan të shkojnë në Shqipëri, Armendi pa hezitim kishte thënë se ai nuk do të shkojë pasi ka vendosur që gjatë këtyre pushime verore do të punon.

Në përfundim të pushimeve babai i Armendit kishte ofruar shumën që kishte fituar me djersë e punë të palodhur dhe nëna e Armendit i kishte propozuar pasi është fillimi i vitit shkollor të blen çantë shkollore për vete.

Ai kishte thënë :”Më i lumtur do të ndihem me këto të holla të blihen çanta e mjete shkollore për fëmijët që nuk kanë fare, se sa unë që kam nga viti i kaluar çantën e re. Në këtë mënyrë edhe ndodhi dorëzimi i kovertës nga ana e prindit në drejtori. Nga këto mjete u siguruan për 12 nxënës fletore, ngjyra, lapsa si dhe shume mjete të tjera.

Armendit nga gëzimi sytë e kaltër i vizëllonin për këtë lajm, por edhe ne si drejtor e staf i shkollës ” Emin Duraku” jemi të lumtur që në mesin tonë rriten e arsimohen fëmijë human.

Zemërbardhësia e tij të ndikojë pozitivisht në jetën e të gjithëve!
Drejtoria e shkollës

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...