Në mbledhjen e tij të XX-të, Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka rizgjedhur prof. dr. Armand Krasniqin në pozitën e rektorit të këtij institucioni për një mandat të dytë katërvjeçar.
Prof. dr. Krasniqi ka udhëhequr universitetin edhe gjatë katër viteve të fundit, duke kontribuar në rritjen e cilësisë akademike, forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe avancimin e reformave institucionale.
Rizgjedhja e tij vjen si shprehje besimi nga ana e Këshillit Drejtues për punën dhe angazhimin e treguar në mandatin e kaluar, si dhe për vizionin e tij për zhvillimin e mëtejmë të universitetit.
Universiteti “Haxhi Zeka” uron rektorin Krasniqi për vazhdimin e detyrës dhe i dëshiron suksese në realizimin e objektivave të reja akademike dhe institucionale.