Ariu zbret në qytet, futet në një kazermë ushtarake dhe plagos rojet

- Advertisement -

Gjahtarët kanë qëlluar dhe kanë mbytur një ari të murrmë në qytetin verior japonez, Sapporo, pasi kafsha filloi të vraponte e lirë nëpër qytet, duke sulmuar dhe lënduar katër persona, përfshirë një ushtar.

- paragrafi 1 -

Autoritetet në Sapporo thanë të premten se ariu është shfarosur, ndërsa një televizion lokal tha se ariu është qëlluar nga gjahtarët, shkruan The Guardian.

- Advertisement -

 

Më herët, në një video ariu shihej duke vrapuar nëpër një rrugë me shtëpibanimi, më pas duke kaluar një rrugë të ngarkuar dhe duke u futur në një bazë ushtarake, duke i alarmuar ushtarët.

Një ushtar mbeti i lënduar gjatë sulmit të ariut. Një person tjetër u kafshua nga ariu pasi fillimisht kafsha e sulmoi nga prapa.

- Advertisement -

Vrapimi i ariut nëpër qytet bëri që autoritetet t’i mbyllnin shkollat dhe t’i anulonin disa fluturime në një aeroport të vogël rajonal.