E enjte, 12 Dhjetor, 2024

Arita Alii, 14-vjeçarja nga Tetova – po ec suksesshëm në rrugën e modelingut

- Advertisement1-

Që në moshën 10 vjeçare ka nisur të merret me modeling. Ka fituar deri tani disa çmime, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe në Turqi.

Fjala është për Arita Alii, 14-vjeçaren nga Tetova e cila në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) flet për të arriturat e deritanishme, dhe planet për të ardhmen.

- Advertisement -

Kids of Kosova: Një prezantim i juaji?

Arita Alii: Jetoj në Tetovë, jam 14 vjeçare, dhe mësoj në shkollën fillore në Tetovë.

Kids of Kosova: Prej kur merreni me modeling?

Arita Alii: Kam 4 vite që merem me modeling, kam filluar që në moshën 10-vjeçare, eventin e parë e kam mbajtur në qytetin tim.

 

- Advertisement -rrrrrrr

Kids of Kosova: Kur ka qenë pjesëmarrja juaj e parë dhe çfarë çmime keni fituar?

Arita Alii: Eventi im i parë ka qenë ne Tetovë ku fitova çmimin Miss Hollywoodi,dhe little princess, pastaj ka qenë në Antalya të Turqisë ku fitova çminin Best Performanc dhe Best Talent gjithashtu dhe little Grace.

Kam marrë pjesë dhe në Miss&Mister Children Albania ku jam shpërblyer me çmimin e Produksionit, pas disa muajve mora ftesen për javën e modës në Tiranë, në vitin 2019 u mbajt Miss&Miste Children Albania ku u shpërbleva me çmimin Golden Star Albania.

Në shkurt të këtij viti vajtëm në Kosovë ku prezantova koleksionin e fustanave me dizajnin tim dhe mora logon stilistja më e re An&Ar ku falënderoj producentën tonë Albana Cakshiri dhe agjencinë Albania Event Production që nxorri në pah talentin tim dhe që bën një punë të palodhshme.

Kids of Kosova: Cilat janë synimet tuaja për të ardhmen?

Arita Alii: Synimi im kur të rritem është të vazhdoj të merrem me modeling dhe të bëhem moderatore.

Kids of Kosova: Cili është mesahi juaj për bashkëmoshataret?

Arita Alii: Mesazhi im për bashkmoshatarët e mi është që nëse dëshironi dhe ëndërroni diçka mos hiqni dorë të keni besim në vetvete, sepse besimi në vete të ngre më lartë në jetë. (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...