E hënë, 24 Shkurt, 2025

Arijeta Rexhepi: Me Projektligjin e ri, koeficienti i pagave do jetë shumë më i mirë

- Advertisement1-

Arijeta Rexhepi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se është e arsyeshme që Qeveria ka kërkuar kohë për Ligjin e ri për pagat.

Ajo në emisionin ‘Kallxo Përnime’ potencoi se me Projektligjin e ri koeficienti i pagave do jetë shumë më i mirë.

- Advertisement -

“Përderisa është premtuar se do vijë një ligj më i mirë për pagat dhe Qeveria ka kërkuar kohë, kjo është e arsyeshme. Ai Ligj tani ka ardhur dhe është në diskutim publik. Nga SBASHK-u e kuptova sot në takim që ende nuk e kanë parë Ligjin se ku janë me koeficient. Unë i kam analizuar pak a shumë, te pjesa më i ndjeshme e ciklit 1-5. Në Projektligjin e kaluar ka qenë me një koeficient shumë më të ulët e tani është shumë më mirë”- tha ajo.

Sipas saj, vlera e koeficientit varet prej buxhetit vjetor.

Ajo theksoi se ky Ligj nuk po mbahet i fshehur por meqë nuk hyn në fuqi këtë vit, nuk është treguar publikisht.“Sa kam parë prej mediave vlera e koeficientit ka qenë 120 euro.

Ky ligj nuk hyn në fuqi këtë vit dhe nuk tregohet ende publikisht. Pra, nuk po mbahet i fshehur”- shtoi më tej deputetja Rexhepi.Edhe kryeministri Albin Kurti ka thënë se Projektligji i ri për pagat, mësimdhënësit i trajton shumë më mirë sesa janë trajtuar deri më tani. /kallxo.com/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...