Arijeta Hulaj, profesoresha e matematikës nga Deçani – me përvojë dhe përkushtim të lartë në fushën e arsimit

- Advertisement -

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan ka vazhduar me prezantimin e mësimdhënësve të saj. 

- paragrafi 1 -

Profesoresha e matematikës, Arijeta Hulaj, dallon për angazhimin e saj të vazhdueshëm në zhvillimin profesional dhe për interesimin ndaj kërkimit shkencor në fushën e edukimit matematikor.

- Advertisement -

Postimi i Gjimnazit:

Gjimnazet si shkolla elitare në Republikën e Kosovës ndërtohen mbi themelet e dijes dhe përkushtimit të mësimdhënësve që e ndjejnë profesionin si mision dhe punojnë me zemër për të nxitur dijen dhe suksesin tek nxënësit. Një shembull i tillë është edhe profesoresha Msc. Arijeta Hulaj.

Arijeta Hulaj është mësimdhënëse e matematikës nga Deçani, me përvojë dhe përkushtim të lartë në fushën e arsimit. Ajo dallon për angazhimin e saj të vazhdueshëm në zhvillimin profesional dhe për interesimin ndaj kërkimit shkencor në fushën e edukimit matematikor.

- Advertisement -

Ajo ka lindur më 10 prill 1999 në qytetin Namur, në Belgjikë, dhe ka ndjekur shkollimin fillor dhe të mesëm në Deçan. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku ka diplomuar në Matematikë në vitin 2021. Më tej, në vitin 2024, ajo përfundoi me sukses edhe studimet master në Mësimdhënien e Matematikës, në të njëjtit universitet.

Me përkushtim të madh në punën me nxënës dhe me një vizion bashkëkohor për edukimin, Arijeta Hulaj përfaqëson një brez të ri të mësimdhënësve që synojnë të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.