Arianit Elshani emërohet drejtor i Arsimit në Prishtinë

- Advertisement5 -

Arianit Elshani është emëruar drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk po e nis mandatin me premtime, dhe se për punën thotë se mbetet ta vlerësojnë në fund të mandatit.

- Advertisement - M1

arianut

Postimi i tij:

Nuk po e filloj mandatin me premtime të mëdha e as status të gjatë.

- Advertisement - m2

Për punën që do ta bëj, do të më vlerësoni ju në fund të mandatit.

Arsimi në Prishtinë ka nevojë për më shumë seriozitet, përgjegjësi dhe punë konkrete çdo ditë. Fokusi im do të jetë te funksionaliteti i shkollave, siguria dhe mirëqenia e nxënësve, si dhe komunikimi i hapur me prindërit.

Mësimdhënësit do ta kenë mbështetjen që meritojnë, por edhe standarde të qarta.

Prindërit do të kenë transparencë të plotë. Ndërsa fëmijët do të jenë përfituesit realë të një sistemi që funksionon, e jo viktima të tij.

Faleminderit Uran Ismaili dhe kryetarit Perparim Rama për besimin.

Fillojmë me punë.

Shqip | English